Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pritet të pezullohen nga detyra dy ushtarët malazezë të arrestuar në Kosovë

    04/12/2024 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, të arrestuar në Kosovë, pritet të pezullohen nga detyra për shkak të mosinformimit të eprorëve të tyre për udhëtimin jashtë vendit.

    Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq udhëtuan në Kosovë pa njoftuar komandantët e tyre, gjë që është e detyrueshme sipas ligjit.

    Ata janë arrestuar në fund të nëntorit pranë manastirit të Banjskës pasi në automjetin e tyre kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

    Pas një paraburgimi dyditor, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria i akuzon se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës.

    Sipas Vijestit, Ministria e Mbrojtjes në Mal të ZI ka nisur hetimet dhe është duke pritur dokumente zyrtare nga Kosova për të filluar procedurën disiplinore. Ndërkohë, dy ushtarët e arrestuar pritet të marrin dy të tretat e pagave dhe më pas të suspendohen.

    Artikuj të ngjashëm

    “Gatitu!” para gjenerales shqiptare – gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore 

    Ironizion Maliqi : Nëse Evropës i duhen 300 mijë ushtarë me tastaturë, Kosova e vetme i mbulon nevojat

    Shqipëri: Lëndohen 6 ushtarë, po shkonin për të shuar zjarret

    Të Fundit

    Milicitë e mbështetura nga Irani gati për të sulmuar bazat amerikane

    “Gatitu!” para gjenerales shqiptare – gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore 

    NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen

    Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

    Trump shpall sloganin MIGA (Make Iran Great Again)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.