Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pritet të nis së shpejti gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

    09/09/2024 19:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit.

    Treshja akuzohet për ndikim në dëshmitarë të proceseve tjera që po zhvillohen në Hagë.

    Rasti i tyre ka kaluar në trup gjykues, e që priten edhe seancat përgatitore për gjykim.

    Mirëpo, janë edhe disa çështje të pazgjidhura, të cilat janë bartur nga gjyqtari i procedurës paraprake tek trupi gjykues.

    “Një kërkesë nga Mbrojtja e Shalës dhe Januzit për një vendim mbi pranueshmërinë e materialeve të caktuara të zbuluara sipas Rregullës 102; një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Januzit për thirrjen e një dëshmitari; një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Bahtijarit për vlerësim mjëksor të Bahtijari; dhe një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Bahtijarit për zgjatjen e afateve kohore për paraqitjen e listës së dëshmitarëve”.

    Megjithatë, i tërë procesi nuk vlerësohet si voluminoz.

    “Fillimisht prokurori special e paraqet fjalën hyrëse, pastaj përfaqësuesi i viktimave dhe palët mbrojtëse i bëjnë fjalët e tyre hyrëse. Dhe më pastaj, fillon procedura e administrimit të provave, ku fillimisht prokuroria i dëgjon dëshmitarët e vet, varet nga numri i tyre. Por, besoj që ky rast ka me qenë rast i vogël dhe nuk ka me pasë shumë dëshmitarë që janë propozuar nga prokuroria”, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

    Procesi edhe për nga periudha kohore, vlerësohet se do të kryhet shpejtë.

    “Konsideroj se në rastin konkret procedura nuk do të zgjasë shumë, sikurse në rastin e ish krerëve të UÇK-së, për faktin se këtu kemi të bëjmë me një çështje penale. Dhe hetimet janë zhvilluar shumë shpejt, prandaj edhe gjykimi do të shkojë shumë shpejt, për shkak se nuk ka shumë prova të cilat duhet të administrohen”, thotë avokati Kadri Osaj.

    Sipas aktakuzës, me urdhër të Shalës, Januzi dhe Bahtijari e takuan individualisht “Dëshmitarin 1” në dy raste të veçanta për ta nxitur që të tërheqë dëshminë ose të mos japë dëshmi në procedurat zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke përdorur kërcënime të rënda dhe premtim të përfitimeve./Teve1/.

    Artikuj të ngjashëm

    Një i vdekur e disa të lënduar nga shpërthimi në Hagë

    Kështu e kujtonte Haxhi Shala, momentin kur me uniformë të UÇK-së e i maskuar i kishte shkuar në odë babait të tij që i vdiq dje

    Vdekja e familjarëve, Specialja s’jep detaje nëse Shala e Krasniqi kërkuan që të vijnë në Kosovë

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.