Një rast të cilin policia e ka cilësuar si dëmtim të pasurisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Policia raporton se disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton GazetaDemos.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar./Demos/