Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prishtinasi kapet me drogë në vlerë mbi 7 mijë euro

    20/04/2023 11:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmë rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.

    Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë.

    Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën  e tij,  si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:

    “27 qese të vogla të dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë, 3 qese  të dyshuar si  substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë, Një peshore digjitale e cila  ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla, Një  qese e dyshuar  si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit, Dy telefona celularë, Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro )”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

    “Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6  gramë  e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7760 (shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë €uro)”, njofton policia.

    I dyshuari pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.