Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Prishtina Ticket”: 15 aeroplanë brenda ditës vijnë në Kosovë me diasporë

    27/12/2023 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    1 janari do të shënojë ditën kur kosovarët do ta kenë mundësinë e shumëpritur për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.

    Ka pasur shumë spekulime se shumë të rinj e të reja do të ikin nga Kosova qysh në ditët e para të vitit të ri, kjo sipas të dhënave zyrtare nga avio-kompanitë, po del të jetë e pasaktë.

    Në një lidhje direkte për Kiks Kosovën, drejtori i shitjes në kompaninë e udhëtimeve “Prishtina Ticket”, Driton Berisha, thotë se nuk ka interesim të madh të qytetarëve për rezervime biletash pas 1 janarit.

    Ai tha se, nga data 19 dhjetor ka pasur deri në 15 aeroplanë që kanë aterruar në “Adem Jashari” me mërgimtarë kosovarë që jetojnë në shtetet evropiane.

    Megjithatë, duke folur për ikjen e mundshme të kosovarëve pas 1 janarit, ai thotë se gjendja nuk është ashtu siç po flitet në rrjete sociale.

    “Gjendja është kështu: nga data 8 janar ka vende të lira shumë, kapacitete të aeroplanëve kemi mjaftueshëm. Deri në datën 8 janar janë ata pasagjerë që kanë ardhur nga mërgata. Kjo ndodhë vazhdimisht. Ka vende të lira mjaftueshëm pas datës 8 janar. Nuk ka rezervime siç po flitet. Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet”.

    Ai thotë se qytetarët interesohen për çmime, por nuk ka rezervime të biletave. Sipas tij, çmimet janë sikurse edhe në të kaluarën.

    Berisha tha se ka dëgjuar se nuk ka vende të lira deri në mars, por thekson se nuk janë të vërteta ato. Ai thotë se edhe kompanitë tjera kanë vende të lira, teksa thekson se “çmimet nuk kanë me qenë të shtrenjta, nuk janë të vërteta ato”.

    Artikuj të ngjashëm

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

    Dalin në shitje biletat e finales së Ligës së Kampionëve

    Çmimi i lartë i biletave, Ballkani del me sqarim për tifozët

    Të Fundit

    IPK del me komunikatë për vdekjen e qytetarit në Lipjan: Do ta hetojmë reagimin policor

    Aksident në hyrje të Fushë Kosovës, s’dihet për të lënduar – krijohen kolona të gjata – Policia në vendngjarje

    Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

    Dogana ndalon tentim kontrabande në Vërmicë – Kapen mallra të padeklaruara me vlerë 1,800 €

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.