Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka treguar për linjën e re të trafikut urban që ka nënshkruar një kontratë për blerjen e Autobusëve të ri.
Në emisioin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka treguar se do të krijohen disa linje të reja për disa vende të Prishtinës të cilat do të krijojnë disa linja të shkurta, ai gjithashtu ka treguar se biletat do të jenë ditore.
“Ne nuk jemi shumë të kënaqur me linjat aktuale të cilat janë për momentin, do të punojmë edhe për këtë pjesë edhe do të bëjmë që banorët e Prishtinës të kenë më të lehtë edhe të udhëtojnë si dhe biletat shumë shpejtë do të jenë edhe ditore”, ka thënë ai.