Prishtina ka arritur të shpallet fituese e Kupës së Kosovës.
“Bardh e kaltrit” mposhtën në finale skuadrën e Llapit me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për prishtinasit e shënoi 23-vjeçari Albin Krasniqi, fiks pas një ore lojë.
Me këtë fitore Prishtina ka siguruar edhe garat ndërkombëtare.
Fituesi i Kupës së Kosovës luan në rrethin e parë kualifikues për Europa League.