Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW: Deklaratat e tyre rrezikojnë të krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët

    12/01/2023 09:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.

    Duke analizuar lirinë e medias në Kosovë, HRW veçon cilësimin që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Në raport përmendet edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti për bojkotim të mediave.

    “Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentit të Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në Facebook i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”, thuhet në raport.

    “Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thekson raporti i Human Rights Watch.

    Në raportin e organizatës së njohur me seli në New York, thuhet po ashtu se në periudhën janar-gusht të vitit 2022 u regjistruan 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve.

    “Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nisin”, thuhet në raport.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Osmani dhe Rohde flasin për moskonstituimin e kuvendit

    Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

    Të Fundit

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Lladrovci: S’ka bir nëne që më heq nga PDK-ja

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.