Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presion me rrahje të tavolinës: Drejtori i Radio Kosovës denoncohet për kërcënim ndaj punonjëses

    08/05/2024 11:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili është denoncuar nga një punonjëse e RTK Radios për kërcënim dhe presion në vendin e punës.

    Rasti është diskutuar në mbledhjen e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës të martën, ka thënë sot në një njoftim për media Sindikata e Pavarur e RTK-së.

    Sipas një njoftimi të Sindikatës, në mbledhjen e djeshme të Bordit, ku prezentë ishin edhe menaxhmenti i RTK-së, është diksutuar ankesa e shefes së Zyrës Ligjore të RTK-së Zana Spahiut ndaj Halilit.

    “Ndaj drejtorit të Radios, Arsim Halilit u ngritën akuza të rënda me elemente të veprës penale nga drejtuesit e Bordit të RTK-së si: kërcënim, presion, arrogancë, sjellje shumë të kqija, ngritje zëri e rrehje tavoline”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

    “Madje nga kryetari i Bordit Besnik Boletini, Arsim Halili u akuzua se për shkak të presionit të tij, Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarës së komisionit diciplinor”.

    Njoftimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të RTK-së:

    Në takimin e djeshëm të Bordit të RTK-së që u moniitorua nga përfaqësuesit e Sindikatës ku ishin prezent edhe Menaxhmenti u diskutua për skandalet e shumta të drejtorit të Radios, Arsim Halili të cilat u ngritën nga vet Bordi i RTK-së.

    Ndaj drejtorit të Radios, Arsim Halilit u ngritën akuza të rënda me elemente të veprës penale nga drejtuesit e Bordit të RTK-së si: kërcënim, presion, arrogancë, sjellje shumë të kqija, ngritje zëri e rrehje tavoline. Madje nga kryetari i Bordit Besnik Boletini, Arsim Halili u akuzua se për shkak të presionit të tij, Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarës së komisionit diciplinor.

    Anetarja e Bordit, Arta Berisha tha se Bordit i ka shkuar një ankesë nga Zana Spahiu e cila ka kërkuar që urgjentisht të trajtohet arroganca e Arsim Halilit në raport me të.

    Në vazhdim debati ndërmjet Bordit, Arsim Halilit dhe Rilind Gërvallës:

    Arta Berisha (nenkryetare e Bordit): Ti Arsim nuk je shef i Zanës, pse asaj me iu kërcënu me tone të ashpra. Kush je ti që i shkon asaj në zyre edhe ia rreh tavolinën. A i din ti përgjegjësitë e tua apo jo?

    Besnik Boletini (kryetar i Bordit): Zana  ka dhanë dorëheqje (nga pozita e kryetares se komisionit diciplinor) për shkak të presionit të Arsimit. Arsim Halili i ka ba presion, madje edhe ia ka rreh tavolinën në zyrën e sa. Ajo është detyru me dhanë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit Disiplinor. Prandaj, sjelljet e Araimit kanë qenë tepër të kqija. Pra, akuza e Zanës kundër Arsimti ka të bëj direkt për presion në punë. Madje, Arsim ti ke kërku edhe dosje. A ke të drejt ti me kërku dosje a. Kush je ti që kërkon e hulumton dosje.

    Rilind Gervalla (drejtor i TV-se): Unë ia kam tërheq vrejtjen Arsimit për tone të larta kur i ka shku Zanës në zyre edhe është dëgju nëpër korridore te TV-se duke i bërtit asaj. Dhe, kërkoj këtu që të ndalen procedurat që dikujt po i mësyhen për me ia ndërpre kontratën e punës dhe me çdo kusht po arrihet një gjë e tillë.

    Albulena Mehmeti (nenkryetare e Bordit):Shkumbin, me këtë presion që ia ka ba Arsimi (Halili) Zanës pa pasë kurrfarë të drejte, çfarë masa ke marrë ti si drejtor gjeneral ndaj Arsim Halilit…? Çfarë masa janë marrë që tu kanë prish mbledhjet nga Arsimi.?

    Shkumbin Ahmetxhekaj (drejtor gjeneral): Asgjë….

    Albulena Mehmeti: Brravo Shkumbin, bravo, shumë mirë, të lumtë Shkumbin (me nervozizëm).

    Dardan Beqiri (anetar i Bordit):  Nëse konsatohet që drejtori i radios, (Arsim Halili) ka ba aso veprime ndaj shefes së Zyrës Ligjore (Zana Spahiu), atëherë ndaj drejtorit të radios duhet me marrë masa shumë serioze. Drejtori gjeneral duhet me marrë masa edhe atë shumë shpejt.

    Albulena Mehmeti: Për arsimin kam shumë vërejtje, sepse sjelljet e përbëjnë karakterin e individit. E ndaj tij po raportohen sjellje shumë të kqija

    Arsim Halili (drejtor i RTK- Radios): Me pas kanë unë në kry të RTK, ky medium nuk ish sot kështu unë jam për me vendos ligjshmëri dhe sulmet që më bahen sot këtu janë vetvrasje për mu nga ana e Bordit. (fillon e bërtet).

    Albulena Mehmeti: Arsim mos fol ma ose çu dil prej mbledhjes.

    Besnik Boletini: Ti Arsim je drejtor i Radios e po përzihesh kogja shumë në punë të drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të TV. Ti shumë ndërhynë në punë të Shkumbinit. Përfundimisht, nuk shkon që çdo mbledhje me prish ti, me fjalë të ashpra e me tensione.(ndërhynë Arsimi), Besnik Boletini – Arsim, pusho ose çu dil prej mbledhjes….

    I denuari nga KMSHK (Keshilli i Mediave te Shkruara), Arsim Halili për komente homofobike, tani na del ushtrues recidivist i dhunës verbale ndaj grave për shkak se një akuzë kunder tij për ushtrim të dhunës verbale e kishte bërë para disa muajsh gazetarja, Behare Bajraktari.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së kërkon shkarkimin e Arsim Halilit

    Drejtori i Radio Kosovës Arsim Halili i përgjigjet gazetares Bajraktari: U njoftua me kohë por e mbajti zyrën e bllokuar

    Arsim Halili emërohet drejtor i Radio Kosovës

    Të Fundit

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.