Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Japoni

    10/06/2025 13:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Japoni ku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale.

    Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga Perandori i Japonisë. Presidentja po ashtu do të ketë takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Përgjatë vizitës zyrtare, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Parlamentit, Fukushiro Nukaga, njofton Presidenca.

    Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka. Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, Presidentja Osmani do të pritet nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025. Ajo do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, si dhe do ta vizitojë Pavijonin e Kosovës. Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës do të përcillet po ashtu me një koncert të veçantë nga Filharmonia e Kosovës.

    Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të udhëheqë gjithashtu takimin biznesor në Tokio, së bashku me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të bizneseve nga Kosova, si dhe në prezencë të bizneseve nga Japonia. Ky takim synon promovimin e mundësive për investime japoneze në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

    Gjithashtu, Presidentja Osmani do të takohet me z. Tanaka Akihiko, kryetar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë zhvillimor me Japoninë. Si pjesë e agjendës së saj zyrtare në Tokio, Presidentja Osmani poashtu do ketë një diskutim me studentë të Sophia University si dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për synim afirmimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, njofton Presidenca.

    Artikuj të ngjashëm

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Të Fundit

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Von der Leyen bisedon me Netanyahun: Evropa ka qenë e qartë, Irani kurrë me një armë bërthamore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.