sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidentja Osmani pret në takim gjeneralin Clark: Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës

    07/07/2021 15:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim gjeneralin Wesly Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të Millosheviqit.

    Osmani gjatë takimit theksoi se Clark simbolizon vendosmërinë e botës demokratike  për të vënë në mbrojtje jetën e njerëzve.

    “Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër”, tha presidentja Osmani.

    Komunikata e plotë nga Presidenca:

    Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.

    Presidentja shprehu kënaqësinë për ta mirëpritur mikun e Kosovës.

    “Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër”, tha presidentja Osmani.

    Sipas saj, gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës.

    “Nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme t’jua ritheksojmë mirënjohjen tonë për atë që ju bëtë për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj”, tha ajo.

    “Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës”, tha presidentja Osmani.

    Në anën tjetër, gjenerali Clark shprehu kënaqësinë që po rikthehet në Kosovë, aty ku mikpritja dhe mirënjohja për të janë të përhershme.

    “Ky vend është krijuar falë shpirtit tuaj kryengritës dhe këmbëngultësisë së qytetarëve të këtij vendi për ta fituar lirinë”, tha gjenerali Clark.

    Ai e ritheksoi gatishmërinë e tij që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën sikur edhe deri më tani.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe FSK do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit

    Osmani kërkon drejtësi për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

    Osmani takon ministren e jashtme të Islandës, rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.