Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk morën pjesë në “Paradën e Krenarisë”

    09/06/2022 17:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, në Prishtinë u mbajt Parada e gjashtë e Krenarisë.

    Në mesin e aktivistëve dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ që kërkuan të trajtohen të barabartë në shoqërinë e Kosovës, ishin edhe disa figura të rëndësishme të politikës, duke mos harruar edhe ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili ka ftuar qytetarët t’i bashkohen marshit, shesheve të Prishtinës, si shenjë përkrahje ndaj këtij komuniteti.

    Megjithse ne mesin e turmës kishte politikanë nga parti të ndryshme, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, si duket nuk e kishin në agjendën e tyre, pjesëmarrjen në këtë paradë.

    Në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+ dolën ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku nga PDK, Sibel Halimi nga LDK dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Për dallim nga i pari i Qeverisë dhe e para e shtetit, në paradë morën pjesë disa deputetë të VV-së.

    Përkrah marshuesve u panë ministrat Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe deputetët Dimal Basha, Fitore Pacolli e Mimoza Kusari-Lila.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.