Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, pasditen të enjten udhëtuan në shtetin e Franës ku u takuan me presidentin e këtij shteti, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani falënderoi presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.
Ndërsa në mbrëmjen e së premtes, e para e shtetit të Kosovës bëri të ditur se bashkë me bashkëshortin e saj, Prindonin, u pritën në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée.