Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidentja hungareze: Ne do të bëjmë çdo gjë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave sa më shpejtë

    13/09/2022 11:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka vizituar sot Kosovën.

    Pas pritjes që pati nga presidentja Vjosa Osmani, ajo deklaroi se në Kosovë do të vizitojë edhe ushtarët hungareze të KFOR-it të cilët janë në Kosovë.

    “Dua të ndajë me ta se sa krenar është populli hungarez se jo vetëm që i shërbejnë stabilitetin të Hungarisë, pro të gjithë rajonit. Unë për këtë jam shumë e kënaqur që kam mundësinë të takojë personalisht dhe të falënderojë për shërbimin”,tha presidentja hungareze.

    “Ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur. Faleminderit edhe njëherë për mundësinë që të njihemi mes vete dhe të gëzojmë këtë mundësi. Dua të falënderoj edhe bashkëshortin tim, nuk do të mund të imagjinoja se si do të ishte jeta pa të. Shpresoj që edhe bashkëshortët të takohen”,tha ajo.

    “Si presidente e Hungarisë bëjë çdo gjë që është e mundur për të përforcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet. Përpiqemi që të sigurohemi që si vend që ka lidhje të pandashme me vendet e Ballkanit Perëndimor të luajmë rolin tonë të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Objektivi ynë është stabiliteti që të mos ketë luftë më në Evropë, 20 vite kanë kaluar nuk është edhe shumë larg e tashmë kemi edhe një kërcënim tjetër në lidhje me Ukrainën dhe është tejet më rëndësi që kjo luftë të shmanget për aq sa është e mundur. Do të bëjmë çdo gjë në mundësinë tonë për paqen, por edhe për arsye gjeografike ne marrëdhëniet tona kemi mundësinë që të kemi një lloj moderimi në mes BE-së dhe Ballkanit. Kemi një vështrim më të thellë, një kuptim më të mirë të këtij rajoni se sa të vendeve të tjera të BE-së. Ne ofrojmë një lloj moderimi jo vetëm për të folur me liderët e Ballkanit, gjë që po e bëjë me këto vizita, jo vetëm për këtë por të kemi edhe botëkuptime të qarta mbi situatën”,shtoi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

    Takimi me presidenten hungareze, Osmani: Raportet me Hungarinë janë ndërtuar mbi një bazament të fort historik

    Pamje/Arrin në Kosovë presidentja e Hungarisë, Osmani e pret me ceremoni shtetërore 

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.