Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Presidentja e ftoi Radomir Llabanin për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë duke e ditur që ishte rrezik për sigurinë kombëtare

    11/08/2025 17:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë është futur në fazën e fundit të mandatit të saj, në një konferencë për media të mbajtur me datën 5 gusht 2025, kishte njoftuar se e ka tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese meqë gjyqtar referues për lëndën ku kërkohej të dihej se cilat janë pasojat legale për mosrespektim të afatit kushtetues 30 ditor, ishte caktuar gjyqtari nga komuniteti serb, Radomir Laban.

    “Këtë e kam bërë sio reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte thënë presidentja.

    Sipas Osmanit, në një rast të tillë tejet të rëndësishëm s’mund të ishte gjyqtar referues Laban, meqë sipas informacioneve të strukturave të sigurisë, të rikonfirmaura sëfundi, i njëjti përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

    “Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”, kishte thënë Osmani para gazetarëve.

    Në këtë konferencë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se për këtë problematikë kishin folur edhe një herë në vitin 2024.

    “Echon” e kësaj konference të Osmanit e kanë vazhduar edhe Lëvizja Vetëvendosje, në intensitet edhe më të lartë pas publikimit të aktgjykimit të fundit, ku u konstatua se kryesuesi Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën, ku është urdhëruar të ndiqet rendi i ditës dhe është specifikuar vetëm metoda e votimit të hapur si rrugë drejt konstituimit të Kuvendit të Republikës.

    Megjithatë, përkundër faktit se gjyqtari nga komuniteti serb, Radomir Laban, sipas Osmanit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, dhe sipas Qeverisë Kurti e Lëvizjes Vetëvendosje ka lidhje edhe me Milan Radojiçiqin, gjyqtari serb është ftuar zyrtarisht nga liderët e shtetit të marrë pjesë në ceremoninë e 17 vjetorit të festimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Në ftesën e siguruar nga Gazetë Express, presidentja Vjosa Osmani si lidere e shtetit prinë në emrat e krerëve të institucioneve, në ftesën e dërguar.

    Se të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe serbin Radomir Laban kanë pranuar ftesë e kanë konfirmuar nga vetë Gjykata Kushtetuese

    “Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenca e pranon që i çoi ftesë Llabanit: E bëri Protokolli jo Osmani, do të duhej ta kishin parasysh deklaratën e 2024-ës

    Ku u realizua fotografia e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit me fajdexhiun vrasës? – Presidenca del me njoftim

    Presidentja u bën thirrje organeve të rendit e të drejtësisë për veprim urgjent në rastin e vrasjeve në Gjilan 

    Të Fundit

    Çfarë fati e pret sot Kuvendin në seancën e re konstituive?

    Vdes personi që u vetaksidentua sot në Pejë

    Temperaturat në rënie sot, gjatë ditës parashihen erëra të forta

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Trump: Do t’u bashkohem forcave të rendit që patrullojnë rrugët e Uashingtonit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.