Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka thënë se një sulm izraelit në territorin iranian do të kishte pasoja serioze dhe do të rezultojë në siç u shpreh ai, “asgjë të mbetur” nga Izraeli.
“Nuk do të mbetet asgjë aty nëse Izraeli sulmon përsëri Iranin”, është shprehur Raisi.
Këto komentet Raisit i bëri në vizitën e dytë të tij zyrtare treditore në Pakistan, shkruan CNN.
“Nëse Izraeli bën një gabim tjetër dhe shkel sovranitetin e tokave iraniane, situata do të jetë ndryshe”, është shprehur tutje ai.