Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Presidenti zviceran: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

    22/09/2023 19:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përkushtim për të garantuar shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe, në një takim që patën në Bern të premten.

    Presidenca zvicerane ka njoftuar se në takimin mes Berset dhe Kurtit, bisedimet iu kushtuan veçanërisht situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Berset bëhet e ditur se ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë.

    “Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin për media.

    Sipas Presidencës, Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, “veçanërisht pasi kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – përfshirë anëtarët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

    “Z. Berset theksoi rëndësinë që Zvicra i jep një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë zhvilluar në aspektin ekonomik, por potenciali i mëtejshëm mbetet. Siguria juridike dhe zbutja e tensioneve në rajon janë të rëndësishme në këtë drejtim”, thuhet tutje.

    Artikuj të ngjashëm

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Ja super gooli që shënoi Devolla

    Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.