Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Presidenti i Shqipërisë viziton Prekazin, nderon të rënët e familjes Jashari

    15/08/2022 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

    Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

    Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo pas marrjes së postit të kreut të shtetit.

    Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Samiti i SEECP-së, Begaj: Synim i Shqipërisë, lidhja e fortë me Bashkimin Evropian

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.