Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Presidenti i ri i Gjilanit ka një kërkesë për futbollistët

    30/08/2023 21:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtuesit e rinj të klubit të Gjilanit janë prezantuar para futbollistëve dhe shtabit teknik.

    Presidenti i klubit, Afrim Veliu ka përshëndetur nga afër të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, teksa ka ofruar mbështetje maksimale në rrugëtimin e ri që është nisur, por edhe ka kërkuar impenjimin maksimal të tyre në çdo seancë stërvitore.

    “Motivin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj. Në sytë tuaj shoh shumë vullnet dhe dëshirë për ta shfaqur më të mirën të cilën dini ta bëni. Së bashku me aksionarët e tjerë dhe bashkëpunëtorët e mi do të përkujdesemi që klubi të orientohet në rrugën e duhur, prandaj dua nga ju që të impenjoheni maksimalisht në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje dhe çdo sfidë me të cilën do të ballafaqohemi. Ju falënderoj që keni qëndruar besnik klubit dhe ju pres në vazhdim që së bashku ta ngrisim klubin në nivelet më të larta”, tha Veliu para futbollistëve.

    Ndërkohë, aksionarët e tjerë të klubit, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami ofruan garancion dhe stabilitet në organizimin e klubit. Ata theksuan gjithashtu se presin nga futbollistët të japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i realizuar objektivat e klubit, ndërkohë që mbështetja e drejtuesve nuk do të mungojë aspak

    Artikuj të ngjashëm

    Oltion Bilalli reagon pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Malishevës

    Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Blerind Morina

    FSHF-ja reagon pas dënimit nga UEFA, ka një apel për tifozët shqiptarë

    Të Fundit

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.