Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dje i bëri konak për iftar një furrtar nga Hasi.
Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar.
Pendarovski dje në llogarinë e tij në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit.
“E falenderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikëpritjen, që më mundësuan të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkroi Pendarovski.