Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenti i Kroacisë godet Serbinë: Në bazat ku u stërvit grupi serb s’mund të futesh pa aprovim

    10/10/2023 12:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Kroacisë tha se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

    Pasi e priti në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në bazat e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist duhet aprovim për t’u futur.

    “Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”, tha ai.

    Milanoviq theksoi se “armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”.

    Presidenti kroat tregoi se si Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.

    “Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë.

    “Por tani nuk jemi në vitin 1014, jemi në vitin 2023”, tha ai.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se i ka treguar Milanoviqit në takim në detaje dëshmitë për sulmin e 24 shtatorit.

    “Në takim kemi diskutuar më në detaje”, tha ajo.

    “Nuk kam asnjë dyshim, as nuk kam pasur ndonjëherë që Kroacia do ta përkrahë Kosovën”, tha Osmani.

    Ajo tha se Milanoviq “ka qenë shumë i zëshëm në çdo forum ndërkombëtar në përkrahje të Kosovës”, transmeton Express.

    “Kemi mundur të llogarisim në lidershipin e z.Milanoviq që zëri i Kosovës të dëgjohet atje”, tha Osmani.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq shpall zgjedhje të parakohshme

    Asnjë shqiptar nuk pranohet në Policinë e Serbisë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

    Vuçiq e pret Kallasin në orët e vona, e kërkon menjëherë Asociacionin: Është obligim për të cilin jemi marrë vesh dhe parakusht 

    Të Fundit

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.