Lajme

Presidenti i Iranit: Të ndalohet lufta, të fokusohemi në rindërtimin e shtetit

Irani duhet ta përfundojë sa më shpejt luftën kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përqendruar në detyrën më të madhe të rindërtimit, sipas presidentit Masoud Pezeshkian.

Në një seri takimesh me punonjës publikë në Teheran, Pezeshkian tha se udhëheqja e vendit duhet të jetë e sinqertë për të ruajtur besimin e publikut.

Sipas BBC, ai theksoi se Irani duhet t’u rezistojë “kërkesave të tepruara, duhet të pranojnë se vazhdimi i konfliktit nuk i sjell dobi askujt, as neve, as palës tjetër dhe as të ardhmes së rajonit apo gjeneratave që vijnë”.

Ai shtoi se kohezioni i Iranit kërkon “sinqeritet në fjalë, transparencë në veprim dhe forcim të besimit të publikut”.

Irani ndodhej në një krizë të thellë ekonomike edhe para fillimit të konfliktit, ndërsa buxheti i tyre është dobësuar ndjeshëm gjatë këtij viti.

Kutjojmë që ditëve në vazhdim prtiet të zhvillohet vazhdimi i negociatave mes ShBA-s dhe Iranit në Islamabad të Pakistanit.

Back to top button