Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

    10/07/2024 08:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.

    Mesazhi në dukje synonte të përforconte mbështetjen e lëkundur mes përkrahësve të tij demokratë si dhe vendeve aleate që përballen me mundësinë e një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të republikanit Donald Trump.

    Presidenti Biden është përpjekur të bindë votuesit dhe donatorët se ai është i gatshëm për t’u rizgjedhur pas një paraqitjeje të dobët në debatin presidencial me zotin Trump.

    Ai është përpjekur ta tregojë veten nëpër fushata elektorale, përmes një letre sfiduese drejtuar ligjvënësve demokratë dhe tani në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, duke përcjellë mesazhin se është i gatshëm edhe për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

    “Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta”, tha zoti Biden teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75 vjetorin e aleancës. “Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai me zë të fortë dhe kokën lart.

    Takimi i NATO-s vjen në një moment prove për presidencën e demokratit Biden. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publikisht që të heqë dorë nga fushata për Shtëpinë e Bardhë. Ligjvënës të tjerë, në biseda private, i kanë kërkuar zotit Biden që të tërhiqet ndërsa donatorë të profilit të lartë kanë ngritur shqetësime lidhur me aftësitë e tij në garën kundër republikanit Trump. Presidenti Biden do të përballet me biseda të rëndësishme dhe të vështira lidhur me sigurinë globale gjatë takimit të NATO-s në kryeqytetin amerikan.

    Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu t’u tregojë votuesve amerikanë se zoti Biden zotëron forcën e duhur për të përballuar më së miri ditët e ngjeshura të takimit, bisedat zyrtare në mbrëmje, darkat e gjata diplomatike dhe një konferencë shtypi në fund të takimit të NATO-s.

    Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden njoftoi mbi hapat madhor që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

    SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T.

    Aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës.

    “Ky është një moment kyç për Evropën, komunitetin transatlantik dhe për botën”, tha zoti Biden. Presidenti Biden e nderoi shefin e NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, me Medaljen Presidenciale të Lirisë

    Takimi i lartë i NATO-s i jep Presidentit Biden mundësinë e tij të parë për t’u takuar ballë për ballë me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, pas telefonatës së javës së kaluar për t’i uruar fitoren e zgjedhjeve. Presidenti Biden do të takohet me kryeministrin anglez të mërkurën dhe Presidentin Zelenzkky të enjten.

    Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina./

    Artikuj të ngjashëm

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Të Fundit

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.