LajmeNdërkombëtare

Presidenti amerikan flet me astronautët e Artemis II: Ju po bëni historinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka telefonuar dhe përgëzuar astronautët e Artemis II që po fluturojnë rreth Hënës për krijimin e “historisë”, duke u thënë atyre se ata “e kanë bërë të gjithë Amerikën me të vërtetë krenare, jashtëzakonisht krenare”.

“Ju jeni vërtet pionierë të ditëve të sotme të gjithë ju”, ka deklaruar Trump, përpara se të niste një intervistë miqësore me tre amerikanët dhe një kanadez që janë në një mision historik 10-ditor rreth satelitit natyror të Tokës.

“Keni shumë guxim duke bërë atë që po bëni”, tha Trump, duke lëvduar fluturimin e parë hënor të NASA-s në më shumë se 50 vjet.

Amerika do të jetë e pakrahasueshme në hapësirë ”, ka shtuar Trump.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button