Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Presidenti Ademi dhe ministri Çeku inspektuan stadiumin “Fadil Vokrri” pas rinovimit të fushës

    17/07/2024 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në shoqëri të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka inspektuar sot stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Rikthimi i këtij stadiumi në funksion pas rinovimit u testua me sukses gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro-n 2025 ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës. Ndeshja u zhvillua pa asnjë problem teknik dhe fusha u vlerësua me notë të lartë, duke siguruar kështu gatishmërinë e saj për të pritur ndeshjet e ardhshme të rëndësishme.

    Ministri Çeku dhe presidenti Ademi inspektuan nga afër punimet e realizuara dhe shprehën kënaqësinë e tyre për përfundimin e suksesshëm të këtij projekti.

    Gjatë vizitës në stadium, ministri Çeku dhe presidenti Ademi patën një takim me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda dhe me grupin e tifozëve të Kombëtares “Dardanët”. Diskutimet u përqendruan në përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe organizimin e tyre sa më të mirë, me synimin për të krijuar një atmosferë mbështetëse dhe motivuese për ekipin kombëtar.

    Artikuj të ngjashëm

    “Mrekulli, urime” – Sadri Ramabaja bie pre e ironisë së Alban Hysenit për stadiumin e Suharekës

    Alban Hyseni ironizon me Bali Muharremaj sa i përket projektit për stadiumin e qytetit

    Kështu pritet të duket stadiumi ‘Skënderbeu’ në Korçë pas transformimit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.