Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenca shpall tenderin e ri për planin e fizibilitetit për objektin e ri

    21/08/2025 19:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenca e Kosovës ka shpallur tender të ri për hartimin e planit të fizibilitetit për ndërtimin e objektit të Presidencës së Republikës së Kosovës.

    Ndryshe prej tenderit të kaluar për të njëjtën çështje, që e anuloi, kësaj radhe janë larguar nga plani ideor disa nga hapësirat që mund të konsiderohen si më luksoze.

    Ndryshe prej planit ideor në tenderin e kaluar, në dosjen e tenderit të ri janë larguar, për shembull: Salla e Ballos, Suita e Gjumit, Dhoma Private e Familjes për Qëndrim të Përbashkët; Dhoma Private për Ushqim / Darkë Familjare; Dhoma Private e Studimit / Leximit; Kopshti dhe Oborri Privat.

    Për tenderin që Presidenca si autoritet kontraktues e anuloi më 29.07.2025, në ditën kur u bënë të ditur tre operatorët ekonomikë që aplikuan për këtë tender, më 24.07.2025, Presidenca e Kosovës njoftoi se presidentja Vjosa Osmani nuk e ka miratuar planin ideor për objektin dhe se ky plan do të revidohet.

    Njoftimi për tenderin e ri është publikuar më 21.08.2025, në bazë të të dhënave në e-Prokurimi. Tenderët, sipas Zyrës së Presidentes, duhet të dorëzohen para orës 14:00 të datës 02.09.2025.

    Vlera e parashikuar është sërish 25 mijë euro, njësoj si herën e kaluar. Afati i paraparë për përfundimin e projektit të studimit të fizibilitetit është 3 muaj.

    Në bazë të dosjes së tenderit, qëllimi i këtij projekti është të analizojë aspektet teknike, ato të sigurisë, ekonomike, mjedisore dhe funksionale të realizueshmërisë së ndërtimit të objektit të Presidencës, në përputhje me nevojat institucionale, standardet moderne të ndërtimit dhe vizionin urbanistik të Prishtinës së Re.

    Në këtë tender nga operatorët ekonomikë që do të aplikojnë është kërkuar analizë të lokacionit dhe planifikimit hapësinor; vlerësim i përgjithshëm i lokacionit të propozuar dhe infrastrukturës ekzistuese; propozim për shfrytëzim racional të hapësirës, duke përfshirë: ndërtesën qendrore të Presidencës/ Objektin/, dhe hapësirat përcjellëse të objektit qendror dhe administrativ.

    Në pikën numër 2, është kërkuar analizë e aspekteve teknike, të sigurisë, ekonomike, mjedisore dhe funksionale të realizueshmërisë së konceptit të organizimit funksional të objektit/ndërtesës qendrore dhe atyre përcjellëse.

    Sipas dosjes së tenderit, strukturimi i zonave funksionale, që parashihen të përfshihen: hapësira e punës së Presidentit/es; Zyra për takime zyrtare protokollare e Presidentit/es; Zyra për takime tête-à-tête; Hapësirat për ceremonial (salla e pritjes, dhoma e kredencialeve, salla për media dhe konferenca shtypi, etj); Hapësira të punës (zyra)  për stafin e kabinetit të Presidentit/es; Sallë për takime pune të Kabinetit; Hapësira të punës (zyra) për stafin e Administratës së Zyrës së Presidentit/es; Sallë për takime pune të stafit administrativ; Hapësira (sallë)  për organizimin e pritjeve shtetërore (Ceremoni të dekorimit, ceremoni të gradimit, ceremoni të betimit); Hapësirë për Bibliotekën Presidenciale; Hapësirat të dedikuara për shërbime mbështetëse (protokoll, siguri, logjistikë, transport dhe teknologji).

    Përveç këtyre është parashikuar edhe Zonë – hapësirë funksionale në ambient të jashtëm për pritje ceremoniale shtetërore dhe parakalime ushtarake me qasje për eskorta zyrtare të personaliteteve nga vendet mike; hapësirë e dedikuar për gjelbërim dhe mbjellje të drunjëve dhe qasje për hyrje-dalje dhe hapësirë parkingu për nevoja zyrtare.

    Në pikën tre është kërkuar analizë e aspekteve arkitektonike, të sigurisë dhe të energjisë që ndërlidhen me: dizajnin e idesë fillestare të projektit arkitektonik të jashtëm dhe të brendshëm; çështje të energjisë përfshirë edhe atë të ripërtërishme dhe efiçiencë energjetike; dhe, çështje të sigurisë (pikat e kontrollit, qasja, monitorimi).

    Në vazhdim është kërkuar ofrim i idesë fillestare për dukjen dhe strukturimin e objektit/ndërtesës së Presidencës bazuar në pikën 2 të këtyre Specifikave Teknike.

    Një tjetër gjë që është kërkuar është matja kadastrale dhe vendosja e pikave dhe shenjave të përhershme në terren (p.sh. shenja metalike, kolona betoni ose tabela, sipas standardit të shenjëzimit), që tregojnë kufijtë realë të pronës në bazë të fletës poseduese (20 hektarë).

    Elemente shtesë opsionale, sipas dosjes të tenderit, janë: adresimi i çështjeve të tjera të veçanta që mund të rezultojnë nga konsultimet me palët përkatëse ose gjatë fazës së planifikimit.

    Prej kur janë krijuar institucionet e Kosovës pas luftës, Kuvendi dhe Presidenca ndajnë të njëjtin objekt në qendër të kryeqytetit, me hyrje e oborr të njëjtë, ndonëse “i zoti” i godinës është vetëm Kuvendi. Dhe, sa herë që vijnë delegacione ndërkombëtare në Presidencë, pritjet bëhen në hyrjen e institucionit legjislativ. Megjithëse, ndër vite janë shfaqur ide dhe plane për ta ndarë institucionin përfaqësues të shtetit nga objekti i ‘tempullit të demokracisë’, deri më tani nuk është arritur të bëhet një ndarje e tillë.

    Njoftimi për kontratë për hartimin e Planit të fizibilitetit për ndërtimin e objektit të Presidencës që u anulua ishte bërë më 11.07.2025, e që afati për dorëzim përfundoi më 24.07.2025 në orën 14:00, për të vazhduar më pas me hapjen e tenderit pikërisht në të njëjtën ditë. Tre operatorë ekonomikë kishin ofertuar: kompania “IPE-PROING Sh.p.k”,  me çmimin 17, 500 euro; “ALB- Architect Sh.p.k” me ofertë 19,900 euro dhe grupi i operatorëve ekonomikë “FST Engineering Sh.p.k; AL -Engineering Sh.p.k dhe GJEO PROJEKT Sh.p.k” me ofertën më të ulët 16,697 euro.

    Një plan për zhvendosjen e Presidencës në objektin e Ministrisë së Kulturës e kishte hartuar ish-presidenti Hashim Thaçi, por ai mbeti në gjysmë pas dorëheqjes së Thaçit me ngritjen e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara. Një gjë të tillë nuk e kishte pranuar Vjosa Osmani pas ardhjes në krye të shtetit.

    Pas dorëheqjes së Thaçit, nga 05.11.2020, Vjosa Osmani ka qenë ushtruese e detyrës së Presidentit, deri në rizgjedhjen e saj më pas në mandatin e saj të rregullt nga 04.04.2021.

    Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 04.04.2025. Në po të njëjtën datë, në vitin 2021, me 71 vota për- në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat gjysmëdekadësh. Edhe pse është pyetur mbi tri herë në kohë të ndryshme se a mëton të kandidojë sërish, ajo nuk ka thënë as “Po” e as “Jo”.

    Sidoqoftë, kërkesë për t’u zhvendosur në Ministrinë e Kulturës kishte bërë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Mirëpo, në Qeverinë e asaj kohe, kjo kërkesë ishte dorëzuar më 2014, por për shkak të kostos së madhe Presidenca ishte tërhequr.

    Në kohën kur në krye të vendit ishte Ibrahim Rugova, shumicën e takimeve ai i zhvillonte në “rezidencën presidenciale” në lagjen Velania në Prishtinë, aty ku aktualisht jeton familja e tij.

    Në vitin 2019, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj dhe kryetar i Prishtinës ishte Shpend Ahmeti, të dy kishin nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e “Prishtinës së Re”. Atëkohë, Shpend Ahmeti kishte thënë se ky plan pritet të zgjasë 10-20 vite derisa të përfundojë dhe se në këtë pjesë duhet të kalojnë institucionet e Kosovës.

    Kurse, Haradinaj atëkohë kishte thënë se në lagjen “Prishtina e re”,  64 hektarë janë pronë komunale, 136 hektarë janë pronë shoqërore dhe 117 hektarë janë të Qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja

    Budapesti ofrohet si vend pritës për një takim Putin-Zelensky

    Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

    Të Fundit

    Oferta për paqe e Putinit: Ukraina duhet të heqë dorë nga Donbasi, NATO dhe trupat e huaja

    Presidenca shpall tenderin e ri për planin e fizibilitetit për objektin e ri

    Budapesti ofrohet si vend pritës për një takim Putin-Zelensky

    Stuhi të fuqishme dhe reshje shiu pritet të godasin rajonin sonte, temperaturat bien në fundjavë

    Zyrtare: Kounde rinovon me Barcelonën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.