Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenca jep detaje për darkën e punës së Osmanit me komandantin e KFOR-it, në fokus situata e sigurisë

    02/09/2025 11:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Presidenca njoftoi  se Osmani dhe Barduani biseduan për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vendin tonë.

    Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të rregullta me komandantin e KFOR-it, si dhe në prag të përfundimit të mandatit të tij. Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të tij dhe të ushtarëve të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë në Kosovë.

    Ajo ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

    Për takimin ka njoftuar mbrëmë edhe misioni paqeruajtës i NATOS në Kosovë, KFOR, ku është bërë me dije se temë diskutimi ka qenë situata e sigurisë, por edhe zhvillimet politike.

    Barduani ka ritheksuar edhe rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes KFOR’it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë si faktor kyç për stabilitetin.

    “Gjeneral Barduani uroi për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë si faktor kyç për stabilitetin.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet u tha në njoftim

    Artikuj të ngjashëm

    Alaudin Hamiti ndan lajmin e madh për BBVK 4

    Kreu i SPAK vizitë në SHBA, zhvillon takim me zyrtarin e lartë të DASH

    MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 13 vdekje nga kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit

    Të Fundit

    Alaudin Hamiti ndan lajmin e madh për BBVK 4

    Kreu i SPAK vizitë në SHBA, zhvillon takim me zyrtarin e lartë të DASH

    MSh-ja e drejtuar nga Hamasi: 13 vdekje nga kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit

    Therje me thikë në Podujevë, Policia jep detaje

    Vuçiq takohet me Putnin në Kinë, i flet krejt kohën në rusisht: Jam i kënaqur që ju shoh, President

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.