Luftimet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes të së enjtes, ku nga të dy kampet janë duke u shënuar humbje të mëdha në njerëz e në forma të tjera.
Mirëpo, më së shumti nga këto luftime po e pësojnë civilët ukrainas, të cilët kanë filluar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për një strehë më të sigurtë, njofton GazetaDemos.
Një të tillë ata si duket e kanë gjetur në stacione të metros, ku burra, gra, pleq e fëmijë po i shfrytëzojnë këto edhe për të fjetur.