Edicioni i ri festivalit të rrushit “Hardh Fest”, nga dita e nesërme hap dyert për publikun.
Ky festivalit mbahet për tri ditë rresht, përkatësisht 1, 2 dhe 3 shtator
“Prek n’rrush, shijo n’ven”, është slogani i këtij edicioni.
Edhe këtë vit, festivali po organizohet në vikendin e parë të muajit shtator, me që përkon me javën e vjeljes së rrushit.
“Hardh Fest” vjen me shumë aktivitete për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe jo vetëm.
Në këtë edicion do të ketë shumë muzikë, do të performojnë grupi Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Offcherstra, Xuxi, Grupi Na, Renis Gjoka, Minatori dhe shumë DJ dhe bende të ndryshme që do të jenë një surprizë për publikun. Në këtë edicion, pjesë e festivalit do të jetë edhe bendi i mirënjohur Dire Straits Legacy, ku për herë të parë në Kosovë, publiku do të ketë mundësi ti dëgjoj live këngët e grupit legjendar Dire Straits.