Sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u takua me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Bashkë diskutuan për punët aktuale dhe aktivitetet në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.
Ministri Çeku i shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane në projektet dhe iniciativat që promovojnë zhvillimin e këtyre sektorëve në Kosovë.