Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pranverë e nxehtë: Këtë ditë temperatura shkon deri 30 gradë celsius

    11/05/2022 20:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima.

    Në dy ditët vijuese, masa më të ngrohta ajrore fillojnë të shtrihen mbi vend, që do të sjellin mot më të nxehtë dhe kryesisht me diell, me temperatura që vende-vende mund të kulminojnë ditën e premte edhe deri në 30C apo edhe lehtazi mbi.

    Pas këtij të nxehti ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima. Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intensive e të shoqërohen edhe me breshër. Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell.

    Ndotja e ajrit mbetet më e ulët edhe në ditët e ardhshme, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të pasdites mbetet mundësi për rritje të koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

    12.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

    13.05 – Nxehtë e kryesisht me diell.

    14.05 – Më shumë vranësira e ngrohtë. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër.

    15.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

    16.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, e maksimalet të premten rriten në 29C e 30C, e në fundjavë zbresin në 25C e 23C.

    Era frynë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s, e të shtunën nga veriu e verilindja 3-10m/s.

    Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies së lehtë përreth vlerave normale.

    Artikuj të ngjashëm

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    “Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, disa zona zbardhen nga breshri

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.