Sport

Pozitë historike, Kombëtarja e Kosovës ngrihet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s, duke dale e 95-ta në botë.

Kombëtarja në futboll është ngjitur për dy pozita, siç ka njoftuar FFK.

“Kosova shënon ngritje në renditjen e re të FIFA-s, e 95-ta në botë!

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me progres në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u ngjitur për dy pozita.

Ky avancim pasqyron formën e mirë dhe paraqitjet pozitive të ekipit dardan në ndeshjet e fundit, duke dëshmuar zhvillimin dhe përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare” – thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button