Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje të partisë të hënën më 10 mars, ku edhe do të diskutohet për pozicionin që do të mbajë Lidhja Demokratike e Kosovës pas rezultatit që ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përveç kësaj pike për pozicionimin e LDK-së , në këtë mbledhje do të diskutohet për rezultatin që ka marrë LDK dhe për përformancën e degëve të Kosovës dhe atyre të mërgatës.
Ky takim do të mbahet në orën 14:00 të hënën më 10 mars, dhe vjen në prag të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pasi tashmë numërimi në KQZ ka përfunduar.
Sipas rezultateve, LDK ka dalë partia e tretë në vend dhe pritet t’i marrë 20 deputetë.