Luhet për ta fituar grupin dhe për të kaluar në “Play Off” të Ligës A të Kombeve.
Portugalia e mirëpret sonte Spanjën në Bragë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të grupit të Ligës së Kombeve.
Lojtarët e Fernando Santos fituan 4-0 ndaj Republikës Çeke në përballjen e tyre më të fundit, ndërsa iberikët humbën vendin e parë me një humbje 2-1 ndaj Zvicrës.
Portugalia mbetet në vendin e parë edhe me një barazim, kurse Spanjës i duhet vetëm fitorja.
Ja formacionet zyrtare:
Portugalia XI: Diogo Costa; Cancelo, Danilo, Dias, Mendes; Carvalho, Neves, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Jota.
Spanja XI: Unai Simón; Carvajal, Guillamón, Pau Torres, Gayà; Koke, Rodri, Soler; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.