Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Potencial për konflikte në Veri, Gjermania: Nuk ikim nga Kosova, misioni në KFOR të zgjatet

    08/06/2024 21:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë“. Me këtë argument, deputetët gjermanë përkrahin zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

    Përveç koalicionit në pushtet të tri partive, SPD, të gjelbrit dhe liberalët, edhe partitë opozitare Kristiandemokrate i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të Bundesvehrit, si pjesë e KFOR-it në Kosovë.

    “Na duhet një KFOR i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha Florian Hahn.

    Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë . Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

    Sekretarja e shtetit për Mbrojtjen, Siemtje Möller nga SPD tha se Ballkani Perëndimor është fqinji më i afërt prandaj ruajtja e paqes në rajon ishte përgjegjësi e tyre.

    Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400./a2cnn

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Të Fundit

    Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

    Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

    Forca të shtuara policore përreth Gjykatës në Lipjan – pas pak seanca nda policëve të dyshuar të vdekjen e Agon Zejnullahut

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.