Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Posta nderon Istogun, lëshon në qarkullim pullë postare

    10/01/2024 11:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Posta e Kosovës nga sot ka vënë në qarkullim emisionin e pullës postare “Qytetet e Kosovës – Istogu”.

    Qyteti Istog është i njohur edhe me emërtimin Burimi. Ndodhet në regjionin e Pejës, në veriperëndim të Kosovës. Është një qytet që ka ruajtur dhe synon të ruajë trashëgiminë e tij multikulturore.

    Komuna e Istogut ka 46 zona kadastrale me një sipërfaqe prej 453.84 km², me 51 fshatra dhe me dy qendra ndërurbane: Gurrakocin dhe Banjën.

    Ka një histori të lashtë, me gjurmë të qytetërimeve të hershme dhe objekteve arkeologjike. Është i njohur për trashëgiminë kulturore dhe historike, ku bëjnë pjesë edhe aktivitetet tradicionale, festivalet kulturore dhe manifestimet tjera dedikuar ruajtjes së trashëgimisë.

    Istogu radhitet ndër vendet më të preferuara në Kosovë për tu vizituar nga turistë të shumtë vendorë dhe të huaj. Peizazhet e tij tani shfaqen edhe në pulla postare, të cilat munden t’i blejnë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset për t’i vendosur në zarfet e tyre që do të dërgohen brenda dhe jashtë vendit.

    Posta e Kosovës, bën me dije se përmes imazheve të pullave postare do të vazhdojë të prezantojë dhe të promovojë në gjithë botën vlerat dhe bukuritë natyrore që ka shteti i Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë disa nga aktivitet që zhvillohen me rastin e “Ditës së Çlirimit” në Istog

    Kryetari i Istogut tregon se çfarë u vodh në shtëpinë e tij

    Vdes një person në Istog si pasojë e lëndimeve nga mjeti bujqësor

    Të Fundit

    Varroset sot 2-vjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.