Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia e Shqipërisë, në përpjekje për të fituar sa më shumë besimin e publikut

    03/05/2024 20:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin e publikut.

    Ky ishte apeli i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në ceremoninë e rivarrimit të 5 Dëshmorëve të Atdheut, ish-punonjës të Policisë të rënë në detyrë vite më parë.

    “Jemi në vitin mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, organizojnë këtë ceremoni rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kanë rënë heorikisht në krye të detyrës e janë sot në altarin e kombit, duke përmbushur njëherësh, një detyrim ligjor që ishte harruar për të prehur në Varrezat e Dëshmorëve, këta heronj. I kemi bashkuar në një ditë, 5 Dëshmorët e Atdheut, pasi edhe procedurat për rrivarrimin kanë qenë më specifike dhe sot jemi këtu në 26-vjetorin e rënies në detyrë të Lulzim Sadikajt, ndërsa nesër 11-vjetori i përkujtimit të dëshmorit Selman Lena dhe po ashtu edhe ditët në vijim edhe të dëshmorëve të rënë në detyrë të Zylfi Sulmataj, Qazim Duka dhe Edmont Çuka. Pasnesër përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Atdheut”, nënvizoi Balla.

    Ai shtoi se Policia e Shtetit është organizata që gjatë këtyre 33 viteve e ka paguar me shtrenjtë vendosjen e rendit dhe sigurisë publike.

    “Humbja e dëshmorëve nuk është shkaktuar nga pushtues të huaj dhe kjo na bën të gjithëve të reflektojmë, shoqërinë të reflektojë, për domosdoshmërinë e përkujtimit të veprës së tyre. Reflektimi nuk duhet të vijë vetëm nga shteti, por mbi të gjitha nga shoqëria dhe asnjë shtet nuk krijohet, zhvillohet dhe forcohet, pa dëshmorët e vet”, u shpreh kreu i ministrisë së Brendshme.

    Balla foli gjithashtu për nevojën për rritje të mbështetjes për familjet e të rënëve, të cilët kanë nevojë për strehim, punësim, përkujdesje shtetërore për fëmijët e të rënëve.

    “Duhet të punojmë më fort që këto gjëra të mos përsëriten më, të mos kemi më të rënë në krye të detyrës për gabimet tona, apo strukturave të tjera, e bëj këtë apel në emër të sakrificave që këto vajza e djem, burra e gra, punonjësit e Policisë së Shtetit bëjnë çdo ditë në emër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend”, theksoi ministri.

    “Më vjen mirë të konstatoj që sondazhet publike, tregojnë një rritje të vazhdueshme të mbështetjes ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj gjitha masave apo operacioneve që ka ndërmarrë Policia e Shtetit. Më vjen mirë po ashtu të ndaj edhe rezultatet me publikun, i cili mbetet një partner i besueshëm i qytetarëve, por edhe agjencive ligjzbatuese. Në vitin 2023 ne shënuam së bashku rezultate tepër të mira, por gjatë këtij viti duhet të vazhdojmë t’i konsolidojmë këto rezultate, sepse vetëm kështu ata që na shohin nga lart, Dëshmorët e Atdheut të ndihen krenarë për punën që po bëjmë në emër të tyre”, e mbylli fjalën e tij, Balla.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes një person pas rrahjes me thika në Sarandë, Policia blindon zonën për të kapur autorin e krimit

    EMRI/ Ky është polici që i përkiste makina që shpërtheu në Kavajë

    Testohen policët, 15 efektivë shqiptar rezultojnë përdorues droge

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.