Përveç forcimit të ushtrisë së saj, Polonia po punon që qytetarët, dhe sidomos të rinjtë, të jenë të përgatitur në rast lufte apo krize.Në këtë kuadër, autoritetet polake kanë vendosur që nxënësit mbi 14 vjeç të ndjekin një kurs të detyrueshëm në shkolla për sigurinë dhe përdorimin e armëve.
Sipas Euronews, ky program i ri përfshin mësime mbi përdorimin bazë të armëve, duke përdorur replika të ngjashme me ato që përdor ushtria.
Në disa shkolla, nxënësit mësojnë gjithashtu teknika mbrojtëse dhe marrin trajnime për dhënien e ndihmës së shpejtë në raste emergjente.
Qeveria polake e sheh këtë si një mënyrë për të përgatitur brezin e ri për çdo rrezik të mundshëm, në një kohë kur pasiguritë në Evropën Lindore janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë.Sipas autoriteteve, të rinjtë duhet të jenë jo vetëm të arsimuar, por edhe të përgatitur për t’u mbrojtur nëse situata e kërkon.
Megjithatë, kjo nismë ka ngjallur debate. Disa kritikë e konsiderojnë si një formë militarizimi të panevojshëm të shkollave.Pavarësisht polemikave, Polonia duket e vendosur ta zbatojë këtë politikë si pjesë të një strategjie më të gjerë të sigurisë kombëtare.