Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar presidentin serb se ka shpërndarë para për 5000 serbë në Kosovë për ta votuar Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Ai e ka quajtur njëri të poshtër Vuçiqin dhe ka thënë se Lista Serbe është e përbërë nga njerëz të paaftë.
“Aleksander Vuçiq luan gjithmonë shtrembër! Tash në mes të fushatës ka lëshuar para për 5000 serbë në Kosovë dhe kushti për ato para me siguri do të jetë që të votojnë “Listën Serbe”, e cila është e përbërë nga të paaftë të dëshmuar! Të shohim si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, ka shkruar ai në X.
Hulja @avucic uvek igra pokvareno! Sada je, baš u sred kampanje, pustio novac za 5000 Srba na Kosovu, a uslov za taj novac će sigurno biti da glasaju za "Srpsku listu", koju čine dokazani nesposobnjakovici! Još da vidimo kako će stići taj novac na Kosovo?!https://t.co/byXoaoKKCq
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) January 23, 2025