Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Politikani serb rrëfen se kush është përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    06/04/2023 08:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Politikani dhe analisti serb Boban Bogdanoviq në një rrëfim specialka folur rreth vrasjes së politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq.

    Ai tha se Ivanoviq u vra për shkak të aktivitetit të tij politik duke i kundërshtuar fuqishëm Listën Serbe e politikat e Beogradit.

    “Vrasësi i të ndjerit Ivanoviq, është Ljubomir Lainoviq, djali i Branislav Lainoviq”, tha Bogdanoviq.

    Bogdanoviq në emisionin Politiko tha se një ditë pas bisedës telefonike të Oliver Ivanoviqit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku i kishte treguar për kërcënimet që kishte marrë dhe rrezikun që ndodhej, ai ishte vrarë.

    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përgjegjësi sepse Ivanoviqi i kishte treguar atij në telefon se ndihet i kërcënuar dhe Vuçiq nuk bëri asgjë për të mbrojtur atë”, tha tutje ai.

    Ai po ashtu për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit ka përmendur edhe dy politikanët serb nga veriu, Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiciq. https://www.youtube.com/embed/huNDtt6CBmU

     “Veselenoviq dhe Radoiqiq janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Natyrisht që Vuçiq ka përgjegjësi, ai nuk e ka kuptuar seriozisht bisedën e fundit me Oliverin kur ky i tha se siguria e tij është e rrezikuar. Ai nuk e ka mbrojtur. Pas këtij takimi ai është vrarë menjëherë. Pas mbështetjes së Veselenoviqi e Radojqiti qëndron Vuçiqi. Asta në veri të Kosovës kanë zhvilluar një nacionalizëm të rrejshëm. Ata janë paguar nga shteti i Serbisë.Ata sundojnë në veri të Kosovës. Ata kanë shkaktuar çrregullime tektonike në Sebri. Unë jam sulmuar në mënyrë brutale nga mediat atje.”, tha Bodanoviq. 

    Bogdanoviqi e ka konsideruar të çuditshme sjelljejn e “gruas pa kurorë” të Oliver Ivanoviqit pas vrasjes së tij, e cila siç tha ai pati deklaruar se bashkëshorti  i saj nuk ka pasur asnjë kërcënim dhe tani ajo u punësua në Ministrinë e Turizmit dhe më nuk flet për vrasjen e tij.

    “Janë 4 mijë dokumente që flasin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. I kam propozuar Prokurorisë së Kosovës që të formohet një ekipë i përbashkët hetues që të dalin para drejtësisë vrasësit e tij.”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.