Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Politikani gjerman: Serbët po manipulohen nga Kosova e Serbia, Vuçiqi është në presion

    09/02/2024 12:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në vazhdën e vizitës në Kosovë, delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka zhvilluar takim edhe me Komisionin për Integrim Evropian. Aty, është biseduar me tensionet në Kosovë e Serbi.

    Para gazetarëve foli politikani gjerman i Partisë Socialdemokrate (SPD), Josip Juratoviç. Ai foli për trazirat në Serbi, si shkak i manipulimit të zgjedhjeve nga ana e partisë së presidentit, Aleksandër Vuçiq.

    Ndërsa për serbët në Kosovë, Juratoviç tha se janë të shqetësuar dhe po manipulohen nga politika kosovare e serbe.

    “Unë mendoj se për sa i përket këtyre tensioneve, nëse ndiqni shtypin, përfshirë edhe Serbinë, unë vetë duhet ta shpreh këtë herë pas here. Në Serbi po ndodh shumë tani. Në Serbi, njerëzit janë në rrugë duke kërkuar më shumë demokraci dhe janë kundër regjimit autokratik që po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më masiv në Serbi dhe Vuçiq u vu nën presion masiv. Edhe tani me zgjedhjet e fundit, shihet gjithë manipulimi dhe dominimi në procesin zgjedhor se ai është nën presion të pabesueshëm për të mbajtur qeverinë apo sistemin dhe në këtë situatë është e qartë se ai kërkon çdo mundësi për të dalë nga kritika e brendshme politike me çështje të politikës së jashtme, si të thuash”, tha ai.

    “Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht, kemi folur edhe për të, është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum”, u shpreh ai. /EO

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.