Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se në lidhje me sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Ai tha se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.
“Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha tutje Kelani për Klankosova.tv.