Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shpërndarë 1650 gjoba trafiku.
Këto tiketa janë shqiptuar nga Policia si pasojë e asaj që ngasësit e veturave nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërkaq sipas raportit të Policisë, brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 17 aksidente me persona të lënduar dhe 55 aksidente me dëme materiale.