Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia sekuestron katër armë zjarri në Prizren, arrestohen dy persona

    09/06/2025 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka zhvilluar tri ndërhyrje të ndara që kanë rezultuar me sekuestrimin e katër armëve zjarri dhe arrestimin e dy personave. Operacionet janë kryer gjatë 7 dhe 8 qershorit dhe sipas autoriteteve, kanë pasur për qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme dhe garantimin e sigurisë publike.

    Rasti i parë ka ndodhur më 7 qershor në fshatin Mushtisht, komuna e Suharekës, ku pas një denoncimi për dhunë në familje, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe një pistoletë, të dyja pa fishekë. Policia ka nisur menjëherë procedurat për ndjekjen penale të të dyshuarit.

    Një tjetër incident është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të 8 qershorit, në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku qytetarët kanë raportuar të shtëna armësh. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendngjarje kanë sekuestruar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

    Po më 8 qershor, rreth orës 21:05, policia ka ndaluar një person të dyshuar në lagjen Arbana të Prizrenit. Pas kontrollit fizik, tek ai është gjetur një pistoletë me gaz, e cila u sekuestrua si provë materiale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim.

    Në lidhje me këto raste, dy persona janë arrestuar, ndërsa të tre të dyshuarit po përballen me procedura penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka theksuar se do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve në terren dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetar, duke inkurajuar raportimin e çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë publike.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.