Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Policia rrit bashkëpunimin me INTERPOL dhe EUROPOL – shkatërron 12 grupe kriminale për 6 muaj

    18/07/2025 16:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur objektivat strategjike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke shënuar përparim të dukshëm në luftimin e kriminalitetit dhe ofrimin e sigurisë publike.

    Sipas njoftimit nga policia, nga janari deri në qershor të këtij viti janë evidentuar gjithsej 23,125 raste, prej të cilave 12,769 janë klasifikuar si vepra penale, ndërsa 10,356 si kundërvajtje dhe raste të tjera.

    Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i veprave penale ka rënë me 6.28%, ndërsa zbulueshmëria është rritur me 5.22%.

    “Gjatë kësaj periudhe kohore është dëshmuar progres në garantimin e sigurisë publike në të gjitha segmentet e saj,” thuhet në komunikatë, duke përmendur parandalimin dhe uljen e shkallës së krimit si një ndër arritjet kyçe.

    Rezultate të dukshme janë arritur edhe në luftimin e kontrabandës dhe narkotikëve.

    Policia ka rritur konfiskimin e kokainës me 299.68%, ndërsa marihuana e konfiskuar është shtuar me 9.98%. Ndërkohë, sasia e heroinës së sekuestruar ka rënë ndjeshëm me 92.49%.

    Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar 12 grupe kriminale dhe janë arrestuar 713 persona për vepra të ndryshme. Policia ka sekuestruar 32 banesa, 138,438 m² tokë, si dhe ka ngrirë 23 xhirollogari bankare.

    Në fushën e menaxhimit të kufijve, Policia e Kosovës ka përballuar me sukses një rritje të ndjeshme të qarkullimit.

    Sipas të dhënave, 14,291,186 persona dhe 4,624,528 automjete kanë kaluar kufijtë e Kosovës gjatë kësaj periudhe — një rritje përkatësisht prej 8.36% dhe 8.76% krahasuar me vitin e kaluar.

    Policia Kufitare ka arrestuar 337 persona për vepra të ndryshme penale, ka hapur 320 raste penale dhe ka shqiptuar 466 gjoba për kundërvajtje në fushën e migrimit dhe të huajve.

    Policia thekson se ka rritur ndjeshëm bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare si INTERPOL dhe EUROPOL.

    “Janë shkëmbyer gjithsej 10,835 informacione ndërkombëtare, përmes kanaleve zyrtare. Janë realizuar 13 arrestime ndërkombëtare dhe 39 ekstradime, duke përfshirë persona të kërkuar për vepra të rënda penale”, thuhet në njoftim.

    Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, në Policinë e Kosovës janë punësuar 283 zyrtarë të uniformuar dhe 25 staf civil, ndërkohë që janë organizuar 620 trajnime për 5,339 pjesëmarrës, në fusha si krimi kibernetik, kundërterrorizmi dhe policimi në komunitet.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, të vazhdojë primatin si një ndër institucionet më të besueshme dhe transparente në vend,” përfundon komunikata zyrtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani pret Avokatin e Popullit, flasin për të drejtat e njeriut në Kosovë

    Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

    Hasani e çon në Polici kreun e Këshillit të Etikës së UP-së, e akuzon se falsifikoi procesverbalin ku u mor vendimi për vërejtjen me shkrim

    Të Fundit

    Osmani pret Avokatin e Popullit, flasin për të drejtat e njeriut në Kosovë

    Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

    Hasani e çon në Polici kreun e Këshillit të Etikës së UP-së, e akuzon se falsifikoi procesverbalin ku u mor vendimi për vërejtjen me shkrim

    Skandali në koncertin e Coldplay, Sunny Hill Festival paralajmëron “Kiss Cam”: Kujdes kë merrni me vete

    23 vjeçari shqiptar tenton ta hapë derën emergjente në fluturim, arrestohet pasi aeroplani bëri ulje emergjente

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.