Tre zyrtarë policorë të Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe, shkruan GazetaDemos.
Për këtë Policia e Kosovës ka thirrur konferencë për media, me çrast janë dhënë detaje për rastin.
“Njësitet Speciale të Policisë Serbe të koordinuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës”, ka thënë zyrtari i Policisë, Baki Kelani
“Policia e Kosovës ka njoftuar mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, edhe KFOR-in, që policët të lirohen menjëherë”.
“Ata janë zyrtarë që zbatojnë ligjin, janë prindër dhe familjarë, fëmijët e tyre presin që ata të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë ndër të tjera Kelani.