Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Rasti u konfirmua nga drejtori i Policisë së Trafikut Rajonal, Albin Sahatqija.
“Po, është një vetaksident që ka rezultuar me fatalitet. Bëhet fjalë për një person rreth moshës 61 vjeçare. Aktualisht jemi në vendin e ngjarjes me njësitet relevante e po ashtu edhe Prokurori dhe IML-ja”, deklaroi ai.
“Dyshohet se viktima ka qenë nën ndikim të alkoolit. Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe frenimit. Aksidenti ka ndodhur në rrugët lokale të fshatit. Fillimisht makina është përplasur me anën e majtë të rrugës dhe pastaj në anën e djathtë është rrokullisur”, theksoi Sahatqija.
“Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar”, tha drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë