Lajme

Policia për rastin e plagosjes në Ferizaj: Burri i plagosur dërgohet në QKUK, një grua në emergjencën e qytetit

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur për Sinjalin se burri i cili mbeti i plagosur në Ferizaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa një grua po trajtohet në emergjencë në qendrën emergjente të qytetit

Sipas informatave të para, dyshohet se janë plagosur dy persona, një femër ( rreth 24 vjeçe) dhe një mashkull ( rreth 32 vjeç), të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te kjo plagosje. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues.

Back to top button