Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës e ka identifikuar, me çrast edhe e ka mbyllur një komunën paralale në Skënderaj.
Duke iu referuar njoftimit të Policisë, zyra ku operonin pjesëtarët e kësaj komune paralele, ishte vërejtur sot gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, teksa gjatë verifikimit të personit përgjegjës të kësa zyre është bërë e ditur se e njëjta vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit.
“Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.
Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, tha Policia ndër tjera.