Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Policia nuk e gjeti në spital: Kirurgu Isuf Zekaj ndodhet jashtë Kosovës për pushime

    10/01/2023 14:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    hef i kirurgjisë në spitalin e Vushtrrisë, Isuf Zekaj nuk është gjetur në vendin e punës kur policia zbarkoi për ta arrestuar, së bashku me kolegët e tij, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu. Ai gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit dhe pritet që së shpejti të aterojë në Kosovës për tu dorëzuar. Zekaj po hetohet për marrje ryshfeti gjatë një operacion në spitali e Vushtrrisë.

    Kirurgu Isuf Zekaj, i cili në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti iu besua pozita e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, është i vetmi që nuk është arrestuar për skandalin në spitalin e Vushtrrisë.

    Prokuroja e rastit, Fetije Bajrami tha se kirurgu Isuf Zekaj nuk u gjet në spital kur policia shkoj në spitalin e Vushtrrisë për ta arrestuar.

    Zekaj ndodhet jashtë shteti për pushime. Ai është kontaktuar nga spitali për tu paraqitur në polici.

    Sipas prokurores, Zekaj ka thënë se do të përgatitet menjëherë dhe do të niset në Kosove për t’u dorëzuar.

    “Janë arrestuar dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj dhe ndaj tyre është në përgatitje vendimi për ndalim. Janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës ‘marrje ryshfeti’. Kirurgu i tretë i përfshirë në këtë skandal, Isuf Zekaj, gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit. I njëjtit është kontaktuar me telefon nga drejtuesit e spitalit dhe ka thënë se do të përgatitet që të niset menjëherë për t’u dorëzuar”, ka thënë Prokurorja për Insajderin.

    Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet.

    Paratë nga rreth 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion.

    Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj.

    Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet se mori ryshfet nga pacientët, Qeveria shkarkon anëtarin e bordit drejtues të ShSKUK-së

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.